Historia e Shoqatës

Shoqata Unioni Rinor i Kosovës është formuar me 26.03.2009, Qendra e Shoqatës është në Prizren. Kryetari i parë i Shoqatës nga 2009 – 2016 ishte Z.Ashim Shaqir i cili isht poashtu themeluesi i Degës së Rinisë të Partisë Demokratike Turke të Kosovës ndërsa kryetari aktual është Gjengiz Kovaç.

Shoqata Unioni Rinor i Kosovës është krijuar me qëllim që me anë të komunikimit dhe aktiviteteve të zhvillojë mardhënie politike, juridike, sociale, kulturore, arsimore, shkencore, historike dhe gjeografike në mes të rinjëve të vendit tonë, organizatave joqeveritare, veçanërisht në botën turko-islame, vendeve fqinje dhe komuniteteve përkatëse jashtë vendit.

Shoqata jonë me qëllim që të udhëzoj studentët që studiojnë në Kosovë dhe Turqi dhe integrimin kulturor dhe social në vendin tonë organizoi shumë aktivitete dhe është duke vazhduar të organizoj.

Shoqata Unioni Rinor i Kosovës gjithashtu organizoi konferenca dhe panele me tema të çështjeve të rëndësishme për shtetin tonë. Shoqata jonë ka qenë pjesëmarrëse në projektet e përgjegjësisë sociale, ka organizuar fushata të ndryshme humanitare si dhe ka bërë hapa të rëndësishme në drejtim të sigurimit të vetëdijes sociale.

Back to top button