Lajmet

Mikëpritësit e Takimit të 9-të vjetorit të FUEN TAG ishin Turqit e Trakës Perëndimore

Pakicat e komuniteteve turke nga Ballkani deri në Kaukaz u mblodhën në takimin që u mbajtë në Trakën Perëndimore ku demonstruan bashkëpunim dhe solidaritet.

Takimi i 9-të Vjetorit të Grupit Punues të Minoriteteve/Komuniteteve Turke (TAG) dhe Bashkimit Federal të Kombeve Evropiane (FUEN) i organizuar nga komuniteti turk i Trakës Perëndimore u mbajt në Trakinë Perëndimore në Greqi, nga 1 deri 4 nëntor 2023.

Takimi u organizua së bashku nga Federata Evropiane Turke e Trakisë Perëndimore (ABTTF), Partia e Miqësisë për Barazi dhe Paqe (DEB) dhe Shoqata e Minoritetit të Trakisë Perëndimore për Arsimim të Lartë (BTAYTD), të cilat së bashku përfaqësojnë komunitetin turk të Trakës Perëndimore në FUEN ky organizim bashkoi grupet e komunitetit nga Ballkani deri në Kaukaz.Pjesëmarrës ishin dhjetë organizata turke nga tetë vende të ndryshme evropiane.

Në këtë mbledhje pjesëmarrë ishin ABTTF, Partia DEB dhe BTAYTD, që përfaqësojnë komunitetin turk të Trakisë Perëndimore; Shoqata Ndërkombëtare e Turqve Mesketë “VATAN”, që përfaqëson turqit mesketë; Shoqata Unioni Rinor i Kosovës, që përfaqëson turqit në Kosovë; Asambleja Kombëtare e Tatarëve të Krimesë (KTMM), që përfaqëson tatarët e Krimesë; Bashkimi Demokratik Tatar, që përfaqëson komunitetin tatar në Rumani; Shoqata Turke e Kulturës dhe Artit Kırcaali (TÜRKSAD), që përfaqëson turqit në Bullgari; Unioni ukrainas i Gagauzëve, që përfaqëson popullin gagauz në Ukrainë, dhe Shoqata “Meras”, e cila mbron dhe zhvillon gjuhën dhe kulturën gagauziste që përfaqëson popullin gagauz në Moldavi.

Pjesëmarrësit patën mundësinë të njihnin nga afër me komunitetin turk të Trakisë Perëndimore dhe rajonin e Trakisë Perëndimore.

Në kuadër të programit kulturor të organizuar nga ABTTF, DEB Party dhe BTAYTD të enjtën me 2 nëntor pjesëmarrësit vizituan Konsullatën e Përgjithshëm të Republikës së Turqisë në Komotini ku u pritën nga konsulli Z. Aykut Ünal. Pas takimit me konsullin e përgjithshëm Ünal, të pranishmit vizituan Myftininë e Zgjedhur të Komotinit, Selinë e Partisë DEB, selinë e BTAYTD, Kompaninë e Kulturës dhe Arsimit të Minoriteteve të Trakës Perëndimore (BAKEŞ), Unionin e Rinisë Turke të Komotinit (GTGB) dhe Unionin e Mësuesve Turk të Trakës Perëndimore (BTTÖB). Gjatë vizitave, të pranishmit u njohën me aktivitetet dhe punën e institucioneve dhe organizatave në fjalë dhe panë problemet e komunitetit turk në Trakinë Perëndimore.

Pas vizitave, pjesëmarrësit vizituan qendrën e qytetit të Komotinit të shoqëruar nga një guidë dhe morën pjesë në natën kulturore të organizuar nga GTGB në mbrëmje. Gjatë natës, Kori i Muzikës Klasike Turke BTTÖB dha një koncert të veçantë për pjesëmarrësit.

Pjesëmarrësit, të cilët shkuan nga Komotini në Ksant të premten me 3 nëntor, fillimisht u takuan me Myftiun e Zgjedhur të Ksantisë, Mustafa Trampa dhe më pas vizituan Unionin Turk të Ksantisë (ITB). Gjatë takimeve u diskutuan problemet që ka përjetuar komuniteti turk i Trakisë Perëndimore në fushën e lirisë së fesë dhe lirisë së asociimit, si dhe pjesëmarrësit u informuan për luftën 40-vjeçare të ITB-së për drejtat e tyre.

U krijua një plan i përbashkët për vitin 2024 me mendimet dhe sugjerimet e pjesëmarrësve.

Të Premtën me 3 nëntor në Qendrën Kulturore BTAYTD Xanthi u mbajt Takimi i 9-të Vjetor i FUEN TAG.
Zëdhënësi i FUEN TAG, Halit Habipoğlu deklaroi se ky takim më në fund u organizua nga komuniteti turk i Trakisë Perëndimore pas shtyerjes në vitin 2018 për shkak të pandemisë dhe luftës së mëvonshme Ukrainë-Rusi dhe deklaroi se duan të vazhdojnë të gjitha aktivitetet që ata kanë pezulluar si dhe nga viti 2024 dëshirojnë të vizitojnë të gjitha organizatat anëtare të FUEN TAG.

Zëvendëspresidenti i FUEN-it Nabi İbrahimcik gjithashtu informoi për zhvillimet në FUEN në vitin e kaluar dhe për aktivitetet e FUEN-it.

Në vazhdim të takimit, përfaqësuesit e turqve të Trakisë Perëndimore, meskhet, të Kosovës, të bullgarisë, tatarët e Krimesë, tatarët rumunë, gagauzët ukrainas dhe gagauzët moldavë, prezantuan problemet e minoriteteve dhe komuniteteve turke të cilave u përkasin dhe aktivitetet e organizatave që përfaqësojnë.

Mbledhja përfundoi pasi u diskutua për aktivitetet e FUEN TAG për vitin 2024 ku me sygjerimet e përbashkëta nga pjesëmarrësit u përcaktua programi i aktiviteteve për vitin 2024.

Related Articles

Back to top button