Misioni dhe Vizioni
Arsyeja e themelimit të Shoqatës Unioni Rinor i Kosovës është besimi në njohuritë,përvojën, edukimin tonë dhe dëshirën të përdorim energjinë ekzistuese në mënyrë poztive.
Vizioni ynë:
Përveç që jemi udhëheqës të së ardhmes të bëhemi edhe partnerët në ditët e some.
Misioni ynë :
Të promovojmë pjesëmarrjen e mekanizmave vendimmarrëse duke përmisuar kapacitete e të rinjëve duke përdorur teknologjinë informative në mënyrë aktive.
Qëllimi:
Të bëhen aranzhime ligjore dhe institucionale për një politikë rinore në Kosovë.
- Për të bërë një rini të qëndrueshëm për një zhvillim të qëndrueshëm dhe një mjedis të shëndetshëm.
- Zhvillimi i partneriteteve rinore me qeverinë,qeveritë lokale dhe komunitetin e biznesit,
- Të mbikqyrë Samitin e Kombeve të Bashkuara,Samitin e Bashkimit Evropian dhe takimet e tjera ndërkombëtare me interes për të rinjtë dhe për të rritur pjesëmarrjen e të rinjëve në këto takime poashtu për të kontribuar në vendimet.
- Sigurimi i komunikimit ndërmjet grupeve rinore dhe zhvillimit të programeve arsimore,
- Pjesëmarrja e drejtpërdrejtë,formimi i platformave legjitime në të cilat do të takohen organizatat rinore dhe të rinjtë,këshillin e studentëve në shkollat e mesme,këshillin e studentëve në universitete,këshillin e rinisë në qeveritë lokale dhe të gjitha këto platforma të bashkohen për të bërë struktura kombëtare.
Objektivi ynë:
- Deri në vitin 2025 të krijojmë Akademinë e Liderëve të rinjë,
- Të sigurojmë institucionalizimin e Parlamentit Kombëtarë të Rinisë,
- Të mbështesim krijimin e Këshillave rinore në të gjitha regjionet e Kosovës,
- Përgatitja e një ambienti të internetit për të gjitha punët e të rinjëve.
Si?
Transferimi i informacionit nga niveli ndërkombëtarë në nivel kombëtarë dhe nga niveli kombëtarë në nivel ndërkombëtarë.
Ekzaminimi i praktikave të mira në botë dhe zbatimi në nivel lokal dhe kombëtarë
Përcjellja e axhendës botërore dhe krijimi i axhendës
Themelimi i solidaritetit të rinisë dhe shoqërisë civile
Të përshpejtohet procesi i demokratizimit duke rritur ndërgjegjësimin e shoqërisë civile
Zhvillimi i ndjeshmërisë së komunitetit me vizionet e reja
Krijimi i një platforme rinore me mendime të përbashkët për të zgjidhur problemet sociale
Parimet tona:
Civilizimi:
Në kuadër të projekteve që realizojmë ne punojmë me qeveritë të ndryshme lokale si (komunat dhe drejtorit regjionale).Ne inkurajojmë vullnetarizmin duke nxitur ndejnjën e të rinjëve në përkatësi lokale.Megjithatë,gjëja kryesore në studimet tona është të krijojmë vetëdijen për problemet e përbashkëta të rinjëve në nivel qyteti.Në këtë drejtim, ne nuk vendosim asnjë lloj diskriminimi në platformat rinore që kemi krijuar.Në të njëjtën kohë,kjo qasje që ne demostrojmë është zhvillimi i partneriteteve në mënyrë më efektive me autoritetet lokale.
Lokalitet:
Është e domosdoshme të kemi një dimension lokal të studimeve që kryejmë.Fakti që studimet të cilat kuptohen nga lokaliteti nuk janë sipërfaqësore.Pra, punojmë të mundësojmë njohjen dhe përvojën duke arritur në nivelin e lagjes.Në të njëjtën kohë mundohemi që mundësitë për rininë të arrijë në qytet tjera që janë lënë anash.
Përgjegjshmëria:
Shoqata jonë nuk hyn në marrëdhënie të drejtpërdrejta të parave dhe në marrëdhëniet e sponsorimit.Mbështetja financiare mblidhet për aktivitetin përkatës.
Lehtësimi:
Shoqata në qytetet ku organizon aktivitete i shmanget për të krijuar degë dhe njësi.Shoqata përmirson kapacitetet e grupeve të rinjëve në qytet i lehtëson dhe i udhëzon ata për të formuar strukturat e tyre legjitime.
Partneriteti:
Shoqata nuk hyn në marrëdhënie vartëse me institucionet dhe organizatat me të cilat punojmë në kryerjen e studimeve të saj dhe mban pavarsinë e saj në hartimin e politikave.Vendimet në praktikën dhe punën e zakonshme bëhen me konsensus në bazë të partneritetit.