Lajmet

Pakicat dhe Komuniteti Turk u mblodhën në takimin e shtatë të këtij të FUEN TAG

Takimi i shtatë i këtij viti të Grupit Punues të Minoriteteve/Komuniteteve Turke (TAG) të Bashkimit Federal të Kombeve Evropiane (FUEN) u mbajtë me 11 Dhjetor 2021. Në takimin që u realizua online Pakicat dhe komunitetet Turke që janë anëtarë të FUEN u takuan në platformën virtuale.

Në Mbledhjen e shtatë të këtij viti të FUEN TAG pjesëmarrës ishin: Federata Turke e Trakisë Perëndimore Evropiane (ABTTF) dhe Shoqata e të diplomuarve të Minoritetit të Trakës Perëndimore (BTAYTD) si përfaqësues i komunitetit Turk të Trakisë Perëndimore; Shoqata e Kulturës dhe Solidaritetit të Turqve të Rodos,Istankoy dhe Dodekanezë (ROİSDER) si përfaqësues i Turqve të Rodos dhe Istankoy; Organizata Sociale për Forcimin dhe Zhvillimin e Traditave Karachay-Balkariane “Bars El” si përfaqësues i Karachay-Balkariane; Këshilli Kombëtarë i Tatarëve të Krimesë (KTMM) si përfaqësues i Tatarëve të Krimesë; Shoqata Unioni Rinor i Kosovës si përfaësues i Turqve të Kosovës; Bashkimi Demokratik i Tatarëve si përfaqësues i komunitetit Tatar në Rumani dhe Unioni i Gagauzëve të Ukrainës si përfaqësues i Gagauzëve në Ukrainë.

Takimi filloi me fjalimin e Zëvendës Presidentit të FUEN dhe Zëdhënësit të FUEN TAG Halit Habipoğlu i cili foli për zhvillimet në lidhje me FUEN dhe FUEN TAG dhe aktivitetet e realizuara nag FUEN që nga takimi i fundit i cili u mbajtë në Dhjetor 2020.

Pas fjalimit hyrës President i Bashkimit Demokratik Tatar, i cili u bë anëtari i ri i plotë i FUEN në Bordin e Delegatëve të FUEN në shtator 2021,Zt.Naim Belgin bëri një prezantim rreth shoqatës dhe themelimit të tij si dhe aktiviteteve të tij dhe komunitetit etnik Tatar në Rumani.Ai inicoi se Bashkimi Demokratik Tatar synon të ruajë dhe të mbajë gjallë gjuhën amtare, identitetin kulturor, traditat dhe zakonet e komunitetit tatar që jeton në Rumani, ai tregoi që ka organizuar aktivitete për fëmijë dhe të rinj në përputhje me këtë qëllim.

Në vijim të prezantimit, organizatat pjesëmarrëse përcollën zhvillimet e rëndësishme në lidhje me pakicat dhe komunitetet turke që përfaqësojnë, problemet e tyre aktuale, punën dhe veprimtarinë e tyre.

Në pjesën e dytë të takimit, tema e takimit ishte edukimi, gjuha amtare dhe rëndësia e arsimit në gjuhën amtare, mësimi i gjuhëve të pakicave dhe përdorimi i tyre në publik për një shoqëri gjithëpërfshirëse në kuadër të të drejtave gjuhësore të pakicave turke dhe komuniteteve. Organizatat pjesëmarrëse përcollën praktikat e mësimit të gjuhës amtare dhe edukimit në gjuhën amtare në kuadrin e të drejtave gjuhësore të pakicave dhe komuniteteve turke që përfaqësojnë në vendet ku jetojnë, si dhe përdorimin e turqishtes në sferën publike në vend në nivelin rajonal dhe kombëtar.

Takimi u mbyll me diskutimin e aktiviteteve të FUEN TAG në vitin 2022 dhe përcaktimin e një udhërrëfyesi të përbashkët.

Related Articles

Back to top button