Pakicat kombëtare në Evropë u takuan në Berlin për Kongresin e 66-të të FUEN.
Përfaqësues i komunitetit Turk të Kosovës, i cili është anëtar i Bashkimit Federal të Kombeve Evropiane (FUEN), ndërmje 29 Shtator deri më 2 Tetor 2022 ishte pjesëmarrës në Kongresin e 66-të të FUEN-it.
Kryetari i Shoqatës së Unionit Rinor të Kosovës Cengiz Kovaç dhe anëtarët e FUEN TAG (Grupi Punues i Minoriteteve Turke) ishin pjesëmarrës në kongresin e mbajtur në Berlin të organizuar nga katër pakicat kombëtare dhe grupet etnike autoktone në Gjermani.Sesionet e ditës së hapjes të mbajtura në Përfaqësinë Shtetërore të Brandenburgut në Berlin u fokusuan në situatën e komuniteteve pakicë në konfliktet ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare.Me pjesëmarrjen e deputetëve të Parlamentit Evropian, politikanëve kombëtarë, përfaqësuesve të organizatave joqeveritare dhe të pakicave në Ukrainë tema kryesore e rendit të ditës në seancat ishte lufta Rusi-Ukrainë,ku u diskutua për situatën e pakicave kombëtare në luftë.
Nënkryetari i ABTTF Nabi İbrahimcik u zgjodh Zëvendës President i FUEN në zgjedhjet e mbajtura në Bordin e Delegatëve
Në Bordin e Delegatëve të FUEN të mbajtur të shtunën, më 1 tetor, u mbajtën zgjedhjet për Presidentin e FUEN dhe Bordin Presidencial të FUEN. Si rezultat i zgjedhjeve, presidenti i FUEN, Lorant Vincze u rizgjodh si President i FUEN me votat e delegatëve.
Gjashtë organizata të reja i bashkohen familjes FUEN
Pas ndryshimit të statutit të FUEN, katër organizata të reja u krijuan në Bordin e Delegatëve të FUEN-it të këtij viti Rumunët në Hungari, Frizianët në Gjermani, komuniteti Alzastik në Francë, pakica maqedonase në Greqi, sllovenët në Itali dhe malazezët në Shqipëri u bënë anëtarë të asociuar të FUEN.
Gjermanët në Hungari do të jenë nikoqirë i Kongresit FUEN 2023
Me vendimin e marrë nga Bordi i Delegatëve, Kongresi i FUEN në vitin 2023 do të mbahet në Pécs/Fünfkirchen, me mikpritje nga pakica gjermane në Hungari.