Lajmet
Pjesa Autonome Territoriale e Gagauzisë ishte mikpritës i Mbledhjes së 5të të FUEN TAG
Takimi i 5të vjetor i Grupit Punues të Bashkësive Federale të Kombeve të Evropës (FUEN) të Minoriteteve / Komuniteteve Turke u mbajtë më 15 – 18 Nëntor 2018, i mikpritur nga Pjesa Terrritoriale Autonome e Gaguzisë e lidhur me Republikën e Moldavisë.Në mbledhjen e mbajtur në Komrat kryeqytetin e Gagauzisë ishin pjesëmarrës komunitetet/ pakica turke nga Ballkani deri në Kaukaz gjithsej 13 (trembëdhjetë). Me qëllim të përforcimit të dialogut dhe bashkëpunimit me Republikën e Turqisë, Kryesia për turqit jashtë vendit dhe bashkësitë përkatëse (YTB) morën pjesë në takim dhe informuan pjesëmarrësit për aktivitetet e YTB.