
Lajmet
Realizimi i Projektit i mbështetur nga Drejtorisë Shërbimeve Publike
Me mbështetjen e Drejtorisë Shërbimeve Publike të Komunës së Prizrenit, Shoqata Unioni Rinor i Kosovës (Kosova Genç Birlik Derneği) në Bashkëpunim me Lidhjen e Vëzhguesëve Rinia e Kosovës realizoi projektin “ Ruajeni Ambientin Ruajeni Shëndetin” në Bjeshkë. Ku realizimi i projektit filloi me një seminer me temën “ Ndotja e Ajrit, Ujit dhe Ambientit” për pjesëmarrësit e më pas vazhdoi me aksionin e pastrimit të mbeturinave në Bjeshkë dhe përfundoi me shpërndarjen e broshurave vetëdijesuese për ruajtjen e ambientit qytetarëve që kanë dalur për piknik në Bjeshkë.