Përfaqësuesit e pakicave dhe komuniteteve turke që jetojnë në një gjeografi të gjerë nga Ballkani deri në Kaukaz u takuan në Ankara.
Takimi i 10-të Vjetorit të Grupit Punues të Minoriteteve/Komuniteteve Turke (TAG) të Bashkimit Federal të Kombeve Evropiane (FUEN) u mbajt nga 30 Tetor deri 2 Nëntor 2024 në Ankara.
Takimi mblodhi së bashku përfaqësues të tetë pakicave dhe komuniteteve Turke nga nëntë vende të ndryshme Evropiane. Në takim morën pjesë Cengiz Kovaç, Kryatari i Shoqatës Unioni Rinor i Kosovës që përfaqësimi i Turqve të Kosovës, komuniteti Turk i Trakës Perëndimore, Turqit e Rodos dhe Kos, Turqit Mesketë, Tatarët e Krimesë, Gagauzët e Ukrainës, Turqit e Maqedonisë së Veriut, Gagauzët e Moldavisë dhe Turqit e Bullgarisë.
Delegacioni i FUEN TAG u prit nga Zëvendës Presidenti i Republikës së Turqisë dhe autoritetet zyrtare përgjegjëse të gjuhës dhe kulturës turke.
Në ditën e parë të programit, më 31 tetor Delegacioni i kryesuar nga zëdhënësi i FUEN TAG, Halit Habipoğlu, vizituan autoritetet zyrtare të Republikës së Turqisë, përfaqësuesit përgjegjës për gjuhën dhe kulturën turke.
Delegacioni i FUEN TAG, fillimisht vizituan Presidencën për Turqit jashtë vendit dhe komunitetet e afërta (YTB), ku u pritën nga nënkryetari i YTB-së Abdulhadi Turus. Më pas, vizituan Organizatën Ndërkombëtare të Kulturës Turke (TURKSOY) dhe aty u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i TURKSOY Sulltan Raev dhe Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm Sajit Yusuf. Në vazhdimsi Delegacioni i FUEN TAG vizitoi Institutin Yunus Emre (YEE) dhe Zëvendës Presidentin e YEE Assoc. Dr. Xhahid Shenel dhe në fund u pritën nga presidenti i TIKA-s Serkan Kajalar gjatë vizitës në Agjencinë Turke të Bashkëpunimit dhe Koordinimit (TIKA).
Gjatë vizitave, delegacioni i FUEN TAG u informua për aktivitetet, studimet dhe programet e YTB, TURKSOY, YEE dhe TIKA, zëdhënësi i FUEN TAG Habip Oglu dha informacione për FUEN dhe TAG, si dhe u shkëmbyen idetë mbi aktivitetet që mund të bëhen sëbashku në të ardhmen.
U përcaktua harta rrugore e FUEN TAG dhe aktivitetet për vitin 2025.
Takimi i tryezës së rrumbullakët FUEN TAG i mbajtur më 1 nëntor filloi me fjalimet hapëse dhe përshëndetëse të zëdhënësit të FUEN TAG Halit Habipoğlu dhe Zëvendës Presidentit të FUEN Nabi İbrahimcik. Habipoğul dha informacion për aktivitetet e TAG ndërsa İbrahimcik për aktivitetet e FUEN në vitin e fundit.
Më pas, përfaqësuesit e Turqve të Trakisë Perëndimore, Turqit e Rodos dhe Kos, Turqit Mesketë, Tatarët e Krimesë, Turqit e Kosovës, Gagauzët e Ukrainës, Turqit e Maqedonisë së Veriut, Gagauzët e Moldavisë dhe Turqit e Bullgarisë u informuan me zhvillimet e rëndësishme të këtij viti dhe problemet e tyre aktuale në pakicat dhe komunitetet Turke.
Në Takim u diskutua për aktivitetet e FUEN TAG për vitin 2025 dhe me kontributin e organizatave pjesëmarrësve u përcaktua planprogrami për aktivitietet e përbashkëta për vitin 2025.
Pas takimit, delegacioni i FUEN TAG u prit në Kompleksin Presidencial nga Zëvendës Presidenti i Republikës së Turqisë, Xhevdet Jëlmaz. Zëdhënësi i FUEN TAG Habipoğlu deklaroi se ata mbajtën takimin e tyre të dhjetë vjetorit në Ankara pas takimit të tyre të parë më 2014 dhe informoi për aktivitetet e tyre me FUEN dhe TAG. Gjatë takimit, anëtarët e delegacionit patën mundësinë të përcjellin aktivitetet e organizatave që përfaqësojnë.












