Lajmet

Takimi i 6 vjetorit të FUEN TAG u mbajtë online

Pakicat dhe komunitetet Turk’e nga Ballkani deri në Kaukaz u bashkuan në një platformë virtuale.

Takimi i 6 Vjetorit të Pakicave Turke të Bashkimit Federal të Kombeve Evropian (FUEN) / Grupit Punues të Komuniteteve (TAG) për shkak të shpërthimit të Covid-19 që preku të gjithë botën mbledhja u mbajtë online me 22 Dhjetor 2020. Takimi i FUEN TAG i planifikuar të mbahet në Karaçay – Republika e Çerkezisë me 9-12 Gusht 2020 nga mikpritësi që ishte Fondacioni për Forcimin dhe Zhvillimin e Traditave të Balkar (Bars-El), për arsye të Covid-19 u zhvendos të mbahet në mënyrën online ku anëtarët e pakicave turke të FUEN dhe komunitetet e tyre u bashkuan në platformën virtuale.

Takimi që u realizua me Zoom pjesëmarrës shin: Federata Turke Evropiane e Trakës Perëndimore (ABTTF) që përfaqësoj komunitetin turk të Trakës Perëndimore,Shoqata e Arsimit të Lartë për Pakicat e Trakës Perëndimore (BTAYTD) dhe Partia e Paqes së Barazisë së Miqësisë (DEB),Rodos si përfaqësues i Turqve të Rodosit dhe Kos-it,Shoqata Kulturore dhe Solidaritetit të Turqve të Kos dhe Dodekanisë (ROİSDER),Shoqata Ndërkombëtare e Turqve Meskhetian “VATAN” që përfaqëson Turqit Meskhetian dhe Organizata Sociale e Meshetëve Turqve që jetojnë në Azerbejxhan “VATAN”,Organizata Sociale për Forcimin dhe Zhvillimin e Traditave Karachay-Balkar “Bars El” që përfaqëson Turqit Karachay-Balkar,Shoqata Unioni Rinor i Kosovës që përfaqëson Turqit e Kosovës si dhe pjesëmarrësi për vite me radhë në takimet e FUEN TAG Organizata joqeveritare rajonale për ruajtjen e gjuhës Kumuk dhe koordinimin e projekteve Kumuk “Qumuqlar”.Gjithashtu në këtë takim pjesëmarrës ishin edhe Shoqata Turke e Kulturës dhe Artit Kardzhali nga Bulgaria dhe Unioni Ukrainas Gagauz që përfaqësoi Gagauzët nga Ukraina të cilët edhe pse akoma nuk janë anëtarë të FUEN-it por kanë marrë pjesë në takimete e FUEN TAG në të kaluarën.

Takimi filloi me fjalën hapëse të Nënkryetarit të FUEN Zt.Halit Habipoglu i cili deklaroi se ata nuk mund të bashkoheshin fizikisht në pritjen e Karachay-Balkar për shkak të shpërthimit Covid-19 që preku të gjithë botën, por ata ishin shumë të kënaqur që u takuan në platformën virtuale.Duke deklaruar se nuk është e mundur pjesëmarrja fizike në takime në vitin 2020 për shkak të pandemisë Zt. Habipoglu deklaroi se ata vazhdojnë të komunikojnë dhe bashkëpunojnë me anëtarët e FUEN TAG përmes postës elektronike.Në vazhdim të takimit organizatat pjesëmarrëse përcollën zhvillimet e rëndësishme në lidhje me pakicat turke pra komunitetet që ata përfaqësojnë në vendet ku jetojnë si treguan punën e kryer nga shoqatat e tyre në këtë proces.

Në takimin i cili u mbajtë në dy seanca, në seancën e pasdites u diskutua për Covid-19 dhe situatën e pakicave/komuniteteve turke.Organizatat pjesëmarrëse kanë treguar për aktivitetet e tyre në mundimin për mbrojtjen nga pandemia që kur u shfaq në Mars 2020 si pakica turke dhe komunitete që ata përfaqësojnë në vendet ku ta jetojnë. Poashtu organizatat pjesëmarrëse biseduan për përvojat dhe problemete e tyre në qasjen dhe marrjen e informacionit në gjuhën amatare gjatë pandemisë si dhe qasjen në shërbimet shëndetësore dhe arsimin në gjuhën amtare gjatë arsimit në distancë.

FUEN TAG në vitin 2021 do të takohet rregullisht në platformën online
Salgın koşullarına bağlı olarak değişmekle birlikte toplantıya katılan Türk azınlıkları ve toplulukları 2021 yılında uluslararası düzeyde aktif bir çalışma izlemeye karar verdiler, bu karar doğrultusunda uluslararası düzeydeki toplantılara katılarak sorunların dile getirilmesinin öneminin altını çizdiler.
Në takim u diskutua plani i punës dhe harta rrugore e FUEN TAG për vitin 2021 ku u diskutuan sugjerimet për përdorimin aktiv të faqes në internet të FUEN Tag dhe llogarive të mediave sociale.Në varësi të kushteve të pandemisë pjesëmarrësit e pakicave dhe komunitetit Turk vendosën që në vitin 2021 të ndjekin një punë aktive në nivelin ndërkombëtarë. Në përputhje me këtë vendim ata theksuan rëndësinë e shprehjes së problemeve duke marrë pjesë në takimet ndërkombëtare.
Përveç kësaj pakicat dhe komunitetet Turke që morën pjesë në takim vendosën që në vitin 2021 të takohen rregullisht në platformën online në varësi të kushteve të pandemisë.

Related Articles

Back to top button